back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaSportRexhbeçaj, Toma, Vallçi, Kamberi e Shabani – Kush do të jetë i...

Rexhbeçaj, Toma, Vallçi, Kamberi e Shabani – Kush do të jetë i ardhshmi që do t’i thotë PO Kosovës?

Të ngjajshme

Xhelal Sveçla me pritshmëri “shumë të mira” nga seanca e sotme

Xhelal Sveçla tanimë deputet i zgjedhur nga zgjedhjet e...

Zemaj: Pa marrëveshje politike, nuk votojmë asnjë kandidat

Deputeti nga radhët e LDK-së Armend Zemaj pak çaste...

Dixon: Trillim kur Prokuroria thotë se janë konfirmuar veprat e kryera nga Veseli

Avokati Rodney Dixon i cili përfaqëson Kadri Veselin ka thënë se është trillim...

Reagim i fortë nga llogaria e Benitës pas debatit me Labin në BBVK

Pas debatit të fundit mes Benitës dhe Labin në...

Kombëtares së Kosovës së fundmi i është shtuar edhe një emër në listën e yjeve të saj.

Florent Muslija, i cili paraqitet me skuadrën e Hannover 96, i ka thënë PO kombëtares së drejtuar nga Bernard Challandes.

Muslija ka gëzuar jashtëzakonisht shumë përkrahësit e kombëtares Dardane, por ka nxitur edhe diskutime për emrat tjerë që janë në pritje.

Elvis Rexhbeçaj, Bastien Toma, Albert Vallçi, Florian Kamberi e Meritan Shabani janë disa prej emrave nga të cilët Kosova po pret përgjigje, shkruan lajmi.net.

Rexhbecaj paraqitet me skuadrën e Wolfsburg, dhe aktivizohet si mesfushor, pozitë në të cilën ka lënë mbresa të mira.

Toma (Sion), Vallçi (Salzburg), Kamberi (Hibernian) e Shabani (Bayern Munich) gjithashtu janë lojtarë që do t’i jepnin shumë kombëtares së Kosovës në futboll.

Mbetet të shihet nëse ndonjëri nga pesë të lartpërmendurit do t’i ndjek hapat që ndoqën Florent Muslija por edhe Florent Hadërgjonaj e shumë yje të tjerë të futbollit botëror, që janë me prejardhje nga Kosova. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz