back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeReuten thotë se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor, interes i BE-së

Reuten thotë se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor, interes i BE-së

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Dua të shoh rezultate nga shtetet anëtare në raport me anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Kjo është kërkesa e deputetit të Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, nga vendet e bllokut.

Në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova, ai thotë se Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës duhet të funksionojnë si një kur flitet për inkuadrimin e shteteve të rajonit në Union.

“Gjithnjë është mirë kur ministra përgjegjës thonë se duan të jenë motorë të një procesi të mirë të zgjerimit të BE-së, por kam dëgjuar shumë ministra të deklarohen kësisoj më parë dhe dua të shoh rezultate. Dua të shoh një Komision dhe një Këshill të bashkuar përfshirë të gjitha vendet anëtare që punojnë seriozisht në interes të vendeve që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian por edhe në interes të vetë BE-së, sepse është e rëndësishme që ta ruajmë ose ta rikthejmë kredibilitetin në këtë proces, dhe kjo do të thotë se Bashkimi Evropian duhet të jetë më tërheqës”, shprehet Reuten.

Tutje, ai thotë se ka nevojë për rezultate tani, për veprime kredibile dhe politika kredibile për t’i sjellë vendet e rajonit nën rrethanat e duhura për ta respektuar rendin demokratik dhe sundimin e ligjit.

“Mendoj se shumë vende në rajon e shfrytëzojnë këtë mundësi por duhet ta shfrytëzojmë së bashku mundësinë, vendet anëtare aktuale të BE-së dhe ato kandidate, ky është momenti, dhe jo momenti siç e kam thënë më parë në emisionin tuaj që të mos i japim shpresë atyre që duan ta minojnë Bashkimin Evropian, njerëzit si Putini, autokratë që duan të na shohin teksa dështojmë”.

“Duhet të jemi më të fortë se aq, duhet t’u tregojmë se do ta përfundojmë projektin e unitetit të BE-së, dhe nëse është në dorën time, përfshirë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi deputeti i PE-së, Thijs Reuten.

Të Fundit

Sport

ShowBiz