BallinaKulturëReshitaj: Të vendosur për të fuqizuar eko-turizmin

Reshitaj: Të vendosur për të fuqizuar eko-turizmin

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit për mbikëqyrjen e duhur të burimeve në fshatrat Gradocë dhe Dollancë të Suharekës.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, Ministrja Reshitaj tha se qëllimi i këtij memorandumi është fuqizimi i eko-turizmit në Komunën e Suharekës.

“ Këto iniciativa janë në përputhje me planin zhvillimor dhe politikat progresive të ndërmarra nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ndihmojnë në fuqizimin e turizmit malor. Këto investime do të rrisin kualitetin e jetës në përgjithësi dhe posaçërisht do të ndihmojnë në zhvillimin e eko-turizmit, si nevojë e veçantë dhe mundësi reale për Komunën e Suharekës marrë parasysh relievin e kësaj komune”, tha Ministrja Reshitaj.

Me këtë rast ministrja Reshitaj tha se shumë shpejtë MMPH-ja, do të ketë investime në rregullimin e shtratit të lumit Tophulla, në mbledhjen e fidanëve për rreth rrugës Suharekë – Prizren dhe në zgjerimin e parqeve të gjelbra në qytetin e Suharekës.

“Të gjitha këto projekte investuese në Suharekë dhe në Bjeshkët e Sharrit do të kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së ajrit si dhe do të fuqizojnë agro dhe eko- turizmin”, tha ministrja Reshitaj.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjithashtu ka marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Suharekës për investime në projektet kapitale në fushën e riciklimit të mbeturinave.

Reshitaj falënderoi Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) për mbështetje në fushat e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Ndërsa kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, deklaroi se komuna që ai drejton ka një numër të madh të projekteve që do të realizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Më tutje, ai falënderoi Ministren Reshitaj për bashkëpunimin e treguar përgjatë kohës sa udhëheqë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Projekti për riparimin e burimeve të ujit në fshatrat Gradancë dhe Dollacë të Suharekës është mbështetur nga iniciativa SATOYAMA në kuadër të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), për vendosjen e dritave solare, shportave të mbeturinave si dhe shenjave turistike, që do të ndihmojnë turistët për orientim në zona turistike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz