BallinaLajmeRepartisti kosovar thotë se u rrah nga policia pa ndonjë arsye

Repartisti kosovar thotë se u rrah nga policia pa ndonjë arsye

Të ngjajshme

Agjenti i Bernardo Silvas në bisedime me Barcelonën

Barcelona ka pasur shumë sukses duke shfrytëzuar tregun e...

Ndryshime në listën e Kombëtares, largohen dy yjet kosovarë

Kombëtarja shqiptare u nis sot drejt Valencias, ku do...

Java e 26-të në basketboll sjell derbi dhe betejë për mbijetesë

Fundjava në elitën e basketbollit Kosovar pritet të dhurojë...

Mëngjesin e sotëm një person është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi sipas tyre nuk ka respektuar urdhrat zyrtare përderisa ishte në trafik.

Mësohet se personi në fjalë është repartisti i ri E.P, i njohur me nofkën Mellon i cili për lajmi.net ka treguar se është goditur nga policia pa asnjë faj dhe ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja.

“Derisa isha duke vozitur tre policë të Njësisë Speciale më ndaluan dhe dhunshëm m’i kërkuan dokumentet. Pastaj, ata filluan duke më sharë e ofenduar në prezencë të nënës dhe motrës time, më nxorën nga vetura dhe filluan të më godasin dy prej tyre. Momentin kur jashtë veturës kanë dal anëtaret e familjes time, i kanë shtyrë edhe ato”, ka thënë reperi.

Po ashtu, Mellon ka treguar se gjatë kohës që e goditnin, policët flisnin me njëri-tjetrin duke thënë “leje se unë ia thej dhëmbët”.

Rrëfimi i repartistit ka vazhduar duke thënë se atij i është thënë se ka qenë jashtë vijës së bardhë gjë që sipas tij nuk ka qenë e vërtetë, prandaj e kanë ndaluar dhe më pas është dërguar në Stacionin Policor ku i kanë dhënë tiketë për kundërvajtje.

Gjithashtu, sipas Mellon, një person që ka gjiruar derisa policët e kanë goditur atë, është rrahur brutalisht nga pjesëtarët e njësitit policor.

Tutje, Mellon ka thënë se shpreson që për këtë sjellje vulgare të policisë do të merren masa./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz