back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeRënia e PDK-së në Skenderaj (Statistikat)

Rënia e PDK-së në Skenderaj (Statistikat)

Të ngjajshme

Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani,...

Cilat janë përfitimet e ushtrimeve fizike jashtë në të ftohtë?

Me temperaturat e ulëta të këtij janari, tundimi për...

Po i ndjek hapat e babait, djali i Marcelos nënshkruan kontratën e parë me Realin

Dinastia e Marcelos në futboll do të vazhdojë. Kjo për...

Nis auditimi për barnat, MSh furnizon komunat vetëm 35%

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në kuadër të zbatimit...

Djali i Maldinit zyrtarizohet te Lazio

Daniele Maldini, djali i legjendës së Milanit, Paolo Maldini...

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishte arritur të fitonte 90.77 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 në Komunën e Skenderajt. Në  zgjedhjet e 2014, PDK kishte lidhur koalicion edhe me katër parti të tjera të vogla.

Por tre vjet më vonë, në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit të vitit 2017, PDK – në koalicion me dy parti parlamentare si Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën dhe me dhjetë parti të tjera të vogla – kishte shënuar rënie në votat e fituara.

Në atë kohë, koalicioni i PDK-së me AAK-në e NISMA-n kishte arritur të fitojë 84.34 për qind të votave në zgjedhjet e 11 qershorit.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, kur janë numëruar afër 90% e votave në Skenderaj, PDK- ka fituar 76% të votave, diku rreth 8% më pak se në zgjedhjet e vitit 2017.

Sami Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit nuk kanë dhënë rezultatet që ai e ka pritur.

Ai ka shtuar se atëherë kur sovrani vendos ndryshe, politikanët duhet plotësisht ta respektojnë vullnetin e tij.

“Dua të falënderoj qytetarët e Drenicës për mbështetjen masive plebishitare për PDK-në edhe në këto zgjedhje. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për të fituar zgjedhjet në nivel vendi. Tashmë, duhet të shikojmë nga vetja, për të përmirësuar gabimet tona, për t’u reformuar e konsoliduar, më qëllim që PDK të kthehet edhe më e fuqishme sasa ka qenë në të kaluarën”, ka thënë Lushtaku./DrenicaPress

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, në Komunën e Skenderajt:

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit të 2017-s, në Komunën e Skenderajt:

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 6 qershorit të 2019-s, në Komunën e Skenderajt kur janë numëruar afër 90% të votave:

 

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz