back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaSportRenditja në grupin e Kosovës pas barazimit të sontëm në ‘Fadil Vokrri’

Renditja në grupin e Kosovës pas barazimit të sontëm në ‘Fadil Vokrri’

Të ngjajshme

- Advertisement -

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka debutuar në ciklin eliminator të Kampionatit Evropian “Euro 2020” me një barazim kundër Bullgarisë.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ka barazuar 1:1 me Kombëtaren e drejtuar nga Petar Hubchev, shkruan Zëri.

Kosova ndodhet në Grupin A me Kombëtare si Bullgaria, Anglia, Çekia dhe Mali i Zi.

Ndërkaq, me barazimin e sontëm, Kosova renditet në vendin e tretë me një pike të grumbulluar, kurse Bullgaria një vend më lart me dy pike dhe një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Në vendin e parë është Anglia që sonte në Podgoricë mposhti Malin e Zi me rezultat të thellë 5:1.

Kurse, Mali i Zi renditet në vendin e katërt me një pikë, dhe Çekia në vendin e fundit me zero pikë./Zëri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz