Remi përfundon intervistimin në Hagë, tregon çka u pyet e për çka është i dyshuar
BILLI

Lexo edhePas lirimit nga Specialja, këto janë fjalët e djalit të Remit

Ka përfunduar tanimë intervistimi i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa- Remi nga Prokurorët e Dhomave të Specializuara, në Hagë të Holandës.
Pas intervistimit, Remi u ka thënë gazetarëve se ai ishte i ftuar në cilësinë e dëshmitarit të dyshuar.
“Ka qenë intervistë e gjatë, kemi qenë shumë serioz gjatë përgjigjeve dhe sapo përfundova. UÇK më ka mbrojtur mua, e unë nuk kam pasur nevojë ta mbroj atë”, ka thënë shkurt Remi.
Derisa dje intervista e tij zgjati rreth shtatë orë, sot ajo ishte edhe më e gjatë, mbi nëntë orë u përgjigj në pyetjen e prokurorëve.

Lexo edhePas lirimit nga Specialja, këto janë fjalët e djalit të Remit
Avokati i Remit, Arianit Koci e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës klientin e tij në intervistim porse nuk është deklaruar fare për media.