Remi: PAN i ka numrat, do të bëjë marrëveshje me LDK’në

Rrustem Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se koalicioni PAN, me Ramush Haradinajn, do ta udhëheqë qeverinë e ardhshme të Kosovës.
“Është relative me kë, por jemi në udhë të mbarë që në afat rekord, pas certifikimit të zgjedhjeve, ta kemi qeverinë e prodhuar nga zgjedhjet e 11 Qershorit”, ka thënë Remi në televizionin Rrokum.
Mustafa konsideron se s’do të jetë e vështirë të bëhen numrat për formimin e qeverisë.
“Me LDK’në do të flasim për marrëveshje politike, sepse për numra s’ka nevojë, ekzistojnë”, ka thënë Remi.
Kjo nënkupton, sipas tij, që në të ardhmen të shmanget nevoja për varësi nga vota e pak deputetëve për vendime të mëdha.
Sa i përket formimit të qeverisë, Mustafa ka thënë se nuk ka nevojë të merren modele prej vendeve fqinje, por duhet të veprohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës..

Lexo edheKryeministri Mustafa: Kosova e përkushtuar në rrugën eurointegruese
Sipas tij, krejt partitë, duke përfshirë edhe VV’në, duhet të jenë pjesë e qeverisë, nëse PAN do të konfirmohet si bartëse e saj.
Mustafa ka thënë se PAN ka hyrë në zgjedhje për të fitar, dhe këtë e ka arritur, prandaj, sipas tij, nuk ka pse të ikën nga fitorja.
“PAN nuk ka nevojë të shkojë në opozitë, kur sovrani e ka zgjedhur fituese me një diferencë të theksuar me vendin e dytë”, është shprehur ai.














