back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeReklama në veturë 50 euro – Çfarë thotë zyrtari i ministrisë dhe...

Reklama në veturë 50 euro – Çfarë thotë zyrtari i ministrisë dhe përfaqësuesi i Devollit

Të ngjajshme

Përveç për homologim, në kompaninë “Eurolab”, i cila është në pronësi të Shkelqim Devollit, shoferët duhet të japin edhe 50 euro ekstra në këtë kompani nëse duan të vendosin ndonjë reklamë në veturë.

Në emisionin Pressing në T7, përfaqësuesi i “Eurolab”-it, Kumbim Shala dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatri, kanë thënë se verifikimi i reklamave të vëna duhet të kryhet.

Mirëpo, të dy, kur u pyetën nëse e shohin si të arsyeshme që të paguhen 50 euro vetëm për verifikimin e vënies së një reklame, Shala dhe Shala thanë se pajtohen që kjo shumë duhet të zvogëlohet dhe të jetë më simbolike.

Ndërkaq për homologimin e veturave, fushë kjo që është kthyer në monpol të kompanisë së Devollit, përfaqësuesi i MI’së ka thënë se është i rëndësishëm si proces dhe se kryhet edhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Për këtë veprimtari më herët kanë reaguar edhe shefja e Zyrës së BE’së, Natalya Apostolova dhe ambasadori gjerman, Christian Heldt, të cilët e kanë quajtur homologimin e veturave të panevojshëm dhe më të shtrenjtin në BE. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz