Refuzon Zvicrën dhe Shqipërinë, talenti 20-vjeçar nga Presheva zgjedh Kosovën
dp
Lexo edheDardanët mbajnë stërvitjen e radhës para ndeshjes me Izraelin
Futbollisti, i cili më herët kishte qenë edhe në radarët e Shqipërisë, ka zgjedhur përfaqësuesen e Dardanëve dhe pritet t’i bashkohet Kosovës në muajin mars.
Dalipi po kalon një sezon shumë të mirë në futbollin zviceran, ku deri më tani ka realizuar pesë gola dhe ka dhënë nëntë asistime. Ai ka regjistruar gjithashtu 36 driblime të suksesshme.
Ndërkohë, talenti nga Presheva pritet të jetë të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do ta ndjekë nga afër ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit.
Lexo edheDardanët mbajnë stërvitjen e radhës para ndeshjes me Izraelin
Zgjedhja e Dalipit për të veshur fanellën e Kosovës shihet si një lajm i rëndësishëm për të ardhmen e Dardanëve, të cilët mund të përfitojnë nga shërbimet e një talenti që po shkëlqen në futbollin zviceran.