Refuzoi Shqipërinë e Kosovën, por belgu i kishte dy axhallarë në UÇK
BILLI

Lexo edheNesër do të ketë reduktime të energjisë elektrike në këto vende

Belgjika po luan kundër Anglisë në kuadër të Grupit G të Botërorit Russia 2018, shkruan Periskopi.
Vend në 11-shen e parë të Belgjikës ka gjetur edhe Adnan Januzaj, futbollisti i skuadrës Real Sociedad me origjinë nga Istogu. Januzaj është një figurë jo aq e dashur në Kosovë e Shqipëri sepse e kishte refuzuar të dytën, dhe pas pranimit, edhe të parën.
Para një jave, Januzaj kishte thënë që “ishte belg dhe ndihej belg”. Kjo deklaratë prodhoi bujë të madhe në rrjetet sociale në Kosovë.

Lexo edheNesër do të ketë reduktime të energjisë elektrike në këto vende
Por, në biografinë e Januzajt shkruhet se dy axhallarët e tij kishin qenë pjesë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe veç kësaj, vetë familja e tij kishte ikur nga Kosova shkaku i fillimit të krizës në Ish Jugosllavi. /Periskopi