back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeRefuzoi ofertën e VV-së për koalicion parazgjedhor, Mustafa synon koalicion paszgjedhor

Refuzoi ofertën e VV-së për koalicion parazgjedhor, Mustafa synon koalicion paszgjedhor

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka dal me një qëndrim pas përfundimit të afateve për aplikim në KQZ për koalicione parazgjedhore.

Ndonëse partia e tij dhe ajo e Albin Kurtit s’arritën ta bëjnë një gjë të tillë, Mustafa theksoi se do të ketë bashkërenditje të opozitarizmit me VV dhe bisedat për të qeverisur bashkë.

“Me përkushtim do të vazhdoj të punojë të rrumbullakësojmë koalicionin paszgjedhor, në kushte të respektimit reciprok”, ka thënë ai në Facebook.

Postim i plotë:

Mirëmëngjesi qytetarë të nderuar,

Nga sot fillon gara e vërtetë. Kush nga partitë, LDK, VV, PDK dhe kush nga koalicionet, Nisma-AKR- PD apo AAK-PSD, sikurse edhe koalicionet e komuniteteve joshumicë do të kenë përkrahje më të madhe qytetare.

Nga Kuvendi i LDK-së, më 3 gusht, u kamë bërë ftesë publike partive më të mëdha që të matemi veç e veç në zgjedhje.

Zgjedhje të vërteta janë vetëm ato, për fatin e të cilave vendosin qytetarët dhe jo koalicionet parazgjedhore.

Bashkërenditja e opozitarizmit me VV dhe bisedat për të qeverisur bashkë, na kanë ofruar për shumë interese të vendit. Prandaj, me përkushtim do të vazhdoj të punojë të rrumbullakësojmë koalicionin paszgjedhor, në kushte të respektimit reciprok.

LDK me tërë potencialin e saj do të punojë për ç‘kapjen e shtetit dhe dekriminalizimin e tij, ta zhvillojë ekonominë e të hap vende pune; të rikthejë partneritetin me BE dhe SHBA.

Koalicioni ynë i parë është me qytetarin!

E keni LDK-në! Kandidaten e LDK-së për Kryeministre dhe ekipin që s’e ka askush. Së bashku me ju që e doni shtetin tonë, sot shfletojmë faqen e Re! IM

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz