back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaSportReali mund ta humbë në tavolinë lojën me Osasunën, zbulohet arsyeja

Reali mund ta humbë në tavolinë lojën me Osasunën, zbulohet arsyeja

Të ngjajshme

Haxhiu: Nuk ka qenë problem emri im, por problemi është me Vetëvendosjen

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, pas dështimit të zgjedhjes...

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Policia ka njoftuar se më datë 19.08.2025, rreth orës...

Zelensky dhe Putin mund të takohen deri në fund të muajit – përfliten pesë vende

Një takim midis Volodymyr Zelenskyt dhe Vladimir Putinit mund...

Reali mund ta humbë në tavolinë lojën me Osasunën, zbulohet arsyeja

Ndeshja e parë e Franco Mastantuonos me fanellën e...

Peci: Opozita e bashkua kundër Donika Gërvallës, vajzës së heroit

Ministri në detyrë, Faton Peci, ka deklaruar se dështimi...

Ndeshja e parë e Franco Mastantuonos me fanellën e Real Madridit është karakterizuar me një polemikë “burokratike”.

Talenti argjentinas hyri në lojë mbrëmë kundër Osasunës në fitoren 1:0, ndërsa u paraqit me fanellën me numër 30, tipike e skuadrës së rezervistëve.

Një zgjedhje që rrezikon të transformohet në një çështje ligjore.

Sipas Miguel Galán, avokat dhe president i Qendrës Kombëtare të Trajnimit të Trajnerëve (CENAFE), “Los Blancos” e kanë bërë një “rreshtim të parregullt”, përcjell “Gazeta Express”.

Arsyeja: Mastantuono, i blerë për 60 milionë euro, është në fakt lojtar i ekipit të parë dhe nuk mund të regjistrohet formalisht si lojtar i Castillas.

Për këtë arsye, Osasuna i ka 24 orë kohë për ta prezantuar ankesën në Komisionin e Garave të RFEF, i cili madje mund t’ia japë Realit një humbje në tavolinë.

Çështja madje shkon përtej një ndeshjeje. Siç raporton mediumi spanjoll “Sport”, derisa Mastantuono nuk do të jetë i angazhuar rregullisht me skuadrën e rezervistëve, çdo paraqitje e tij me grupin profesionist do të mbetet subjekt i debatit.

Dhe, nuk është një detaj i vogël: numri 30 i zgjedhur nga lojtari, një “kapriçio” personale, është në kundërshtim me rregullat e Ligës rreth zgjedhjes së numrit të fanellës.

Në realitet, prapa kësaj zgjedhjeje ka mundur të jetë edhe një veprim strategjik i Real Madridit: që ta lirojë një vend në ekipin zyrtar dhe për t’i lehtësuar llogaritë e “fair-play” financiar.

Megjithatë, kjo manovër rrezikon të kthehet kundër “Merengues” nëse autoritetet federale vendosin të ndërhyjnë. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz