Reali ka një kërkesë për Ronaldon, para se të pranojë ofertën e Juventusit
01

Lexo edhePrishtina e papërmbajtshme ndaj Europa FC, kalon në fazën e parë të Ligës së Evropës

Telenovela për të ardhmen e Cristiano Ronaldos duket se ka lënë në hije Kupën e Botës në këto dy ditët e fundit.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, kurrë nuk ka qenë më i përfolur për largim nga Real Madrid që nga transferimi nga Manchester United në vitin 2009.
Mediet në Spanjë dhe Itali janë duke raportuar vazhdimisht se Cristiano Ronaldo është rrugës për t’iu bashkuar Juventusit për 100 milionë euro.

Lexo edhePrishtina e papërmbajtshme ndaj Europa FC, kalon në fazën e parë të Ligës së Evropës
Në anën tjetër, ‘AS’ raporton se Real Madrid janë të gatshëm të pranojnë ofertën 100 milionë euro të Juventusit për Ronaldon, por me vetëm një kusht.
‘Los Blancos’ kërkojnë që Ronaldo fillimisht të shpjegojë publikisht arsyet për largim, kur dihet se ka kontratë me Realin deri në vitin 2021./Lajmi.net/