Juventus vazhdon të shfaqë interes për mbrojtësin brazilian, Marcelo.
Katër herë fituesi i Champions Leagues mund të largohet nga Real Madrid, për t’u transferuar te kampionët në Serie A, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.
Minutat e pakta të aktivizimit kanë bërë që Marcelo të mendojë largimin pasi nuk është në planet e Santiago Solarit.
Sipas asaj që raporton “Don Balon” Florentino Perez i ka caktuar çmimin Marcelos, dhe nuk do të heqë dorë nga ai nëse Juventus nuk paguan 45 milionë euro për transferimin e tij.
Kësaj shume mund t’i shtohen edhe 12 milionë euro bonuse, në bazë të paraqitjeve dhe sukseseve të Marcelos.
Në moshën 30-vjeçare braziliani pritet që në merkaton e verës të kompletojë transferimin e tij te Juventusi.
Marcelo është pjesë e Real Madridit që nga viti 2007, por merkaton e verës ai do t’i japë lamtumirë “Santiago Bernabeut” duke kompletuar lëvizjen e tij drejt Juventusit.