Real Madridi siguron nwnshkrimin e parë për vitin e ardhshëm, e ka emrin Latif!
dp

Lexo edheShqipëri – Finlandë, publikohen formacionet zyrtare të të dyja kombëtareve

Real Madridi ka siguruar përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për mesfushorin e ri ganez, Latif Issman, i cili do t’i bashkohet ekipit të dytë të klubit madrilen, Castilla, në sezonin 2027/28.
Sipas raportimit të “Marca” dhe mediave të tjera spanjolle, 19-vjeçari, i cili aktualisht luan te UD Logroñés, ka arritur marrëveshje me Real Madridin dhe ka nënshkruar kontratën.

Issman ka spikatur me paraqitjet e tij në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll, ku është vlerësuar për fuqinë fizike, energjinë dhe aftësinë për të mbuluar hapësira të mëdha në mesfushë.
Lexo edheShqipëri – Finlandë, publikohen formacionet zyrtare të të dyja kombëtareve
Ai do ta përfundojë sezonin aktual te UD Logroñés, përpara se të transferohet në Madrid gjatë verës së vitit të ardhshëm.
Me këtë lëvizje, Real Madridi vazhdon strategjinë e investimit te futbollistët e rinj, të cilët fillimisht synon t’i zhvillojë përmes ekipit Castilla, me synimin që në të ardhmen të fitojnë hapësirë edhe në ekipin e parë.