back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditReal Madridi me një mesazh prekës për Luis Enriquen pasi fitoi Ligën...

Real Madridi me një mesazh prekës për Luis Enriquen pasi fitoi Ligën e Kampionëve

Të ngjajshme

Real Madrid ka dhënë një mesazh për Paris Saint-Germainin dhe Luis Enriquen pas triumfit në Ligën e Kampionëve. 

Paris Saint-Germaini shkatërroi Interin me rezultat 5-0 të shtunën, duke fituar për herë të parë në histori trofeun e Ligës së Kampionëve. 

Achraf Hakimi hapi serinë e golave dhe zgjodhi të mos festonte në respekt të ish-klubit të tij, Interit. 

 Desire Doue dyfishoi rezultatin para përfundimit të pjesës së parë, ndërsa PSG dominoi plotësisht në pjesën e dytë. 


Tifozët e PSG-së i bën homazh vajzës së Luis Enriques në finalen ndaj Interit: Çfarë i ndodhi Xana Enriques?

Lexo po ashtu
Tifozët e PSG-së i bën homazh vajzës së Luis Enriques në finalen ndaj Interit: Çfarë i ndodhi Xana Enriques?

Khvicha Kvaratskhelia, Doue dhe Senny Mayulu shënuan edhe tre gola të tjerë, duke vulosur një fitore bindëse në “Allianz Arena” të Mynihut. 

Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe stafi i PSG-së festuan në fushë, ndërsa tifozët që kishin udhëtuar për në stadium shpalosën një tifo të veçantë me figurën e trajnerit Luis Enrique dhe vajzës së tij të ndjerë, Xana, e cila ndërroi jetë nga osteosarkoma, një formë e rrallë e kancerit në kocka. 

Real Madrid, kampionët në fuqi deri në këtë sezon, publikuan një mesazhnë rrjetet sociale, duke përgëzuar PSG-në për triumfin dhe duke kujtuar vajzën e trajnerit spanjoll. 

“Urime për PSG dhe tifozët e tyre për triumfin e merituar në Ligën e Kampionëve 2024-2025. Dhe një urim i veçantë për të dashurin tonë Luis Enrique, me një kujtim të përzemërt dhe plot dashuri për vajzën e tij Xana”, ka shkruar Real Madridi./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz