Skuadra e Real Madridit është duke luajtur ndeshjen e javës së pestë ndaj Espanyolit në La Liga.
Para ndeshjes, klubi mbretëror ftoi djaloshin nga Maroko, Abderrahim Ouhida për ta shqelmuar topin i pari, shkruan Indeksonline
Në vitin 2023, vendi i tij u godit një termet i fuqishëm ku la të vdekur gjithë familjen e tij.
Ai kishte veshur fanellën e Real Madridit, kur u gjend i gjallë – kurse familja e tij, duke përfshi: dy prindërit, vllain dhe motrën u konfirmuan të vdekur.
Ai u fut në stadiumin “Bernabeu” me shumë emocione dhe u takua me gjithë lojtarët para se ta “fillonte” ndeshjen duke shqelmuar topin nga vija e mesit./Indeksonline/