BallinaSportReal Madrid merr fitore me peshë në fushën e Alaves

Real Madrid merr fitore me peshë në fushën e Alaves

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Real Madrid ka shënuar fitore të vështirë 2:1 në udhëtim ndaj Deportivo Alaves, me Rodrygo që ka realizuar golin vendimtar në pjesën e dytë.

 

Ky sukses i jep frymëmarrje ekipit të Xabi Alonso, i cili e ka arritur vetëm fitoren e tretë në nëntë ndeshjet e fundit zyrtare, ndërsa Alaves ka pësuar humbjen e katërt në pesë xhirot e fundit të LaLiga.

Ndeshja ka nisur me disa raste për Kylian Mbappe, por pa sukses. Francezi është treguar më i saktë në mesin e pjesës së parë, kur pas asistimit të Jude Bellingham ka depërtuar nga e majta dhe ka shënuar me një goditje ttë pandalshme për portierin Sivera.

Real ka pasur rast të shënojë edhe golin e dytë, por realizimi i Bellingham është anuluar për prekje me dorë.

Alaves është përmirësuar në fund të pjesës së parë dhe ka rrezikuar seriozisht në sekondat e fundit, por Thibaut Courtois ka bërë një pritje vendimtare. Kështu, Real ka shkuar në pushim me epërsi 1:0.

Në pjesën e dytë, madrilenët kanë krijuae raste për ta mbyllur ndeshjen, por ka munguar konkretizimi. Kjo është ndëshkuar më vonë, kur Alaves e ka barazuar përmes Carlos Vicente. Filimisht goli është anuluar për pozitë jashtë loje, por pastaj VAR e ka konfirmuar se ka qenë i rregullt.

Kur dukej se Real do të humbiste dy pikë, është shfaqur Rodrygo. Pas një depërtimi të Vinicius Junior nga krahu i majtë, braziliani ka shënuar nga afërsia për rezultatin përfundimtar 2:1.

Pastaj Real e ka menaxhuar epërsinë deri në fund dhe ka siguruar pikët.

Me këtë fitore, Real Madrid e çon në gjashtë serinë e ndeshjeve pa humbje në udhëtim, ndërsa Alaves pëson humbjen e tetë radhazi ndaj “Los Blancos” në përballjet direkte.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz