back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaSportReal Madrid – Juventus, reagon FIFA

Real Madrid – Juventus, reagon FIFA

Të ngjajshme

E gjithë bota e futbollit, por jo vetëm, ka reaguar sot për episodin e dyshimtë që u akordua penallti e më pas eliminoi Juventusin nga “Champions League”. Real Madrid kaloi në gjysmëfinale por jo siç do të kishte dashur, pasi janë jo të pakët zërat të cilët thonë se “galaktikët” nuk e merituan, ndeshja duhet të ishte zgjidhur në shtesë. Episodi i penalltisë ka ngritur shumë dyshime për gjyqtarin dhe si rrjedhojë vetë UEFA ka mbajtur një qëndrim zyrtar, duke thënë se nuk është ende gati për të aplikuar VAR-in në ndeshjet e “Championsit” dhe “Europa Leagues”.

Organizmi evropian i futbollit ka kërkuar kohë para se të vendosë aplikimin, pasi dëshiron të bindet mbi sigurinë dhe efikasitetin e sistemit. Gjithsesi, edhe FIFA sot ka kërkuar zyrtarisht nga UEFA, që të instalojë teknologjinë në ndihmë të gjyqtarëve, në ndeshjet evropiane. Vetë presidenti Gianni Infantino nuk ka preferuar të mbajë qëndrim në lidhje me faktin nëse ishte apo jo 11-metërshi për Realin e Madridin, por tha se VAR-i duhet në respekt të milionave që investohen në këtë sport.

“Mendoj se UEFA duhet të fillojë punën për instalimin e teknologjisë në ndeshjet ku është vetë organizatore. Sigurisht që ne kemi besim te gjyqtarët në fushën e lojës, por teknologjia do të ndihmonte në shmangien e gabimeve njerëzore. Minimalisht, teknologjia do të shuante të gjitha dilemat apo brengat e klubeve, pasi do të ndërhynte në kohë. Duhet të respektohen milionat që investohen nga shumë klube”, deklaroi Infantino.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz