BallinaLajmeReagon Valon Syla: PDK hesht, hajnat e votave flasin për çështje të...

Reagon Valon Syla: PDK hesht, hajnat e votave flasin për çështje të mëdha

Të ngjajshme

Sabrina Carpenter dominon Coachella-n me spektakël teatror

Këngëtarja amerikane Sabrina Carpenter e shndërroi skenën e Coachella-s...

Nait Hasani për presidentin: Xhavit Haliti mund të jetë figurë unifikuese

Deputet i PDK-së, Nait Hasani në Info Magazina në...

Kees Smit, “De Bruyne i ri” – Luftë e madhe për transferimin e tij në Europë

Një nga talentet më premtues të futbollit evropian, mesfushori...

Gazetari e komentatori politik, Valon A. Syla, nuk e sheh si një lëvizje të menqur të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) injorimin e skandaleve brenda partiake pas zotimeve publike.

Ai iu referua më të përfolurit në skandalin e vjedhjeve të votave brenda kandidatëve të PDK’së, deputeti Nait Hasani, që është mjaft aktiv këto ditë duke adresuar një varg çështjesh në opinionin publik.

“Paska dalë Nait Hasani me fol per zgjedhjen dhe çështjen e Presidentit ne Klan Kosova… me gjasë që po ka frikê me shku në zgjedhje, se e din që vështirë zgjedhet, pas skandalit të vjedhjeve te votave në Prizren..

A paska harru që shokve te tij të partisë ju kanë vjedh votat e këtij prej të vjedhurave ju rritën “pahiri”…”

Syla shtoi më tej se kjo qasje e PDK’së do të jetë e dëmshme për vetë atë si subjekt, pasi shpërfillja pas zotimeve publike nuk do harrohet.

‘PDK poashtu po heshtë per vjedhjet e votes brenda vetës. Pas fjalëve të mëdha se do te denohen e do të dorëzohen mandatet e hajnave te votave brenda partise.

Ajo cka po shohim eshte e kunderta. Hajnat e zgjedhjeve, apo ata qe ju dolën disa vota teper nga vjedhjet momentalisht po flasin Live në TV, për çështje të mëdha. Por natyrisht jo për vjedhjet brenda tyre.”

Kreu i PDK’së Bedri Hamza ishte deklaruar se ky skandal nuk do të shmanget dhe do të ketë shqyrtim e llogaridhënie në përputhje me hetimet e autoriteteve. Kjo çështje e bartjes së votave mes kandidatëve të të njejtit ka përfshirë të gjitha subjektete politike në zgjedhjet e fundit por më i rëndi ishte rasti në zgjedhjet në Prizren ku ishte direkt i përfolur Nasit Hasani, kandidati për deputet asokohe./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz