Reagon Vala: Telekomi s’është sulmuar e as rrezikuar një IP e vetme!

Është pretenduar për një sulm kibernetik në Post Telekomin e Kosovës, mirëpo këtë gjë e kanë përgënjeshtruar nga Vala,
Përmes një njoftimi në Facebook, nga Vala thanë se Telekomi i Kosovës nuk është sulmuar e as nuk është rrezikuar as edhe një IP e vetme.
Postimi i plotë:
Telekomi i Kosovës është sulmuar me lajme të rrejshme dhe shumë të dëmshme për biznesin tonë. Nuk jemi sulmuar e as nuk është rrezikuar as edhe një IP e vetme. E gjitha është sajuar nga ekspertë të vetshpallur. Fillimisht, Telekomi i Kosovës nuk e ka këtë numër të IP adresave siç pretendohet, ndërsa që në matjet tona të brendshme nuk është vërejtur as edhe një sulm e lëre më ajo që po pretendohet. Ky është një sulm direkt ndaj biznesit tonë dhe qëllimet i dijnë vetëm ata që po bëjnë gjëra të tilla. Ne e kemi kontaktuar edhe personin që e ka publikuar një lajm të tillë, por i njejti nuk është përgjigjur. Duam të ju bëjmë me dije të gjithë konsumatorëve tanë që të mos shqetësohen asnjë moment për shërbimet që marrin nga ne, ndërsa, i ftojmë të gjithë ata që krijuan lajme të rreme që t’i përmirësojnë ato, pëndryshe do të ndjeken penalisht për dëmtim të imazhit dhe biznesit të Telekomit të Kosovës.

Lexo edhe“Post Telekomi i Kosovës është duke pranuar sulm kibernetik”














