back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeReagon Osmani: Dërgutin e kërcënuat se është grua, s’jeni veteranë të mirëfilltë

Reagon Osmani: Dërgutin e kërcënuat se është grua, s’jeni veteranë të mirëfilltë

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani thotë se ajo që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës kur edhe u kërcënua deputetja Aida Dërguti, u keqpërdor pjesëmarrja në institucionin më të lartë të vendin me sjellje që nuk i kanë hije askujt.

Osmani vlerëson se Dërgutit i thanë ashtu sepse është grua, por asnjëherë nuk guxuan ta bënin me burrat.

Reagimi i saj i plotë:

Nga punimet e sotme te Kuvendit:

Kur flisnin deputetët burra dhe kundërshtonin kategorizimin e luftëtareve, askush nuk reagonte e nuk kërcënonte. Kur mori fjalën një grua deputete, filluan kërcënimet e britmat. “Ule gishtin se n’gojë ta shti atë gisht” ishin fjalët drejtuar nënkryetares së Kuvendit Aida Dërguti, nga përfaqësuesit e shoqatave të luftës. Ata keqpërdoren pjesëmarrjen në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës, me sjellje që nuk i bënë nder veteranëve te mirëfilltë, aq më shumë kur drejtoheshin ndaj një deputeteje grua që edhe vetë ka qenë luftëtare e UÇK-së./ Periskopi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz