back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeReagon këshilltari i Kadri Veselit, që u shkarkua me vendim të shefit...

Reagon këshilltari i Kadri Veselit, që u shkarkua me vendim të shefit të tij

Të ngjajshme

Set i zi, Rike Roçi s’ka si ti

Influencerja dhe aktorja Rike Roçi ka bërë përshtypje këtë...

Aksident në Veternik të Prishtinës, vetura shemb pritoren për autobusë

Një veturë ka goditur një pritore për autobusë në...

Lopez shënon gol, barazon rezultatin

Skuadra e Barcelonës ka barazuar rezultatin ndaj Real Madridit. Golin...

Mbappe humb penallti kundër Barcelonës

Skuadra e Real Madridit e pati një mundësi të...

Njazi Kryeziu, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, thotë se e ka liruar pozitën e tij vetëm 30 minuta pasi shefi i tij tha se do të shkarkojë të gjithë zyrtarët nga radhët e PDK-së të cilët kanë aktakuza të ngritura.

Pak minuta pas deklaratës së Veselit se do të largojë nga detyra të emëruarit politikë, Kryeziu thotë se kjo ishte marrëveshje e të akuzuarve me kreun i partisë.

“Nuk është shkarkim, është marrëveshje që kemi pasur me Kadri Veseli që të gjithë zyrtarët me aktakuza dhe që janë të emëruar politikë të lirojnë pozitat për të dhënë një shembull”, ka thënë këshilltari i Veselit për T7.

Ndryshe, Kryeziu është në listën e 11 të akuzuarve të aferës Pronto, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, prej të cilave disa prej veprave kanë mbetur në tentativë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz