back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeReagon këshilltari i Haradinajt: Dialog me çiftin e Marko Gjuriq, jo falemnderit!

Reagon këshilltari i Haradinajt: Dialog me çiftin e Marko Gjuriq, jo falemnderit!

Të ngjajshme

23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipëri

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar...

Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

Në një takim të ngrohtë në një nga kafenetë...

Enver Hoxhaj garanton se PDK do të rrisë të gjitha pensionet mbi 50%

Kandidati për deputet dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme,...
- Advertisement -

Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit të vendit ka reaguar pas deklaratave skandaloze të politikanit serb Marko Gjuriq.

I njëjti në një intervistë për mediat ka thënë se në Reçak nuk kanë bërë krime, transmeton Indeksonline.

 

 

Sipas Matoshit, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe tërë selia e BE në Bruxelles, do të duhej të tronditeshin nga kjo deklaratë në vend se ta fajësojnë Kosovën.

“Djurić duke akuzuar NATO-n për intervenimin ndaj Serbisë miloševićiane, për ta ndaluar përpjekjen gjenocidale ndaj shqiptarëve, injoron ndër tjera edhe vrasjen e 1370 fëmijëve nga 1-15 vjeç, dhunimin e rreth 20 mijë grave shqiptare dhe vrasjen e mbi 10 mijë civilëve, sipas Fondit Ndërkombëtar Humanitar me seli në Beograd, nga forcat serbe në Kosovë”, ka shkruar mes tjerash Matoshi.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Dialog me qiftin e Marko Djurić!?

Jo falemnderit!

Sipas mediave në Prishtinë, që citojnë B92 e Beogradit, një nga pasuesit e politikës së Milošecić-it, i ngarkuar me Kosovën në Qeverinë e Beogradit, Marko Djurić, në vend të kërkimfaljes shqiptarëve për tragjedinë e shkaktuar, mohon madje edhe masakrën e Reçakut, të cilën e ka konfirmuar Shefi i KDOM, (Mision Vëzhgues Diplomatik në Kosovë) Ëilliam Ëalker.

Po ashtu neofashisti Djurić i ka mohuar edhe krimet tjera anë e kënd Kosovës.

Djurić duke akuzuar NATO-n për intervenimin ndaj Serbisë miloševićiane, për ta ndaluar përpjekjen gjenocidale ndaj shqiptarëve, injoron ndër tjera edhe vrasjen e 1370 fëmijëve nga 1-15 vjeç, dhunimin e rreth 20 mijë grave shqiptare dhe vrasjen e mbi 10 mijë civilëve, sipas Fondit Ndërkombëtar Humanitar me seli në Beograd, nga forcat serbe në Kosovë.

Qe me kë u dashka të rikthehet në dialog pala kosovare!?

Qe për kauzën e kujt po angazhohen disa çarqe brenda BE-së dhe Zonja Mogherini!?

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe tërë selia e BE në Bruxelles, do të duhej të tronditeshin nga kjo deklaratë në vend se ta fajësojnë Kosovën.

Thjesht Djurić është fashist klasik!

Ai i ka vrarë përsëdyti viktimat në Kosovë!?

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz