back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaRegjionaleDrenasReagon drejtori Endrit Gllareve, thotë se janë investime rekorde në Llapushnik

Reagon drejtori Endrit Gllareve, thotë se janë investime rekorde në Llapushnik

Të ngjajshme

Pas reagimit të administratës së fshatit Llapushnik kundër drejtorit të Urbanizmit në Drenas, Endrit Gllareva që dipas tyre po shtron rrugë private, pa prioritet duke anashkaluar ato publike me prioritet, ka ardhur ardhur sqarimi për opinionin publik nga vet i pari i drejtorisë së Urbanizmit në komunën e Drenasit, Endrit Gllareve.
Në sqarimin e drejtorit Gllareve shkruan:

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Sot një faqe facebook-u me emrin “Administrata e fshatit Llapushnik” paska reaguar gjoja së nuk po i zgjedhim si Drejtori prioritetet e rrugës gjë që nuk është e vërtetë. Ne vend të këtij reagimi është dashur që ti tregohet opinionit publik së Komuna e Drenasit, gjegjësisht drejtoria që unë përfaqësoj është në vazhdën e investimeve rekorde në këtë fshat dhe madje më shumë se secilin vit pas luftës. Ju informoj së Drejtoria jonë i ka në proces edhe #L=2680 m’ (faza e parë) bazë për rregullimin e rrugëve dhe me prioritet janë të gjitha rrugët dhe të gjithë banoret e fshatit Llapushnik.
Rruget të cilat jan në projekt për vitin 2020 (faza e pare)
1. Rruga “Hetem Thaqi” L= 160 m’
2. Rruga “Zenel Thaqi” L= 1010 m’
3. Rruga “Xheme Thaqi” L= 380 m’
4. Rruga “Feriz Thaqi” L= 150 m’
5. Rruga “Foleja e UÇK” L= 230 m’
6. Rruga “Xheme Lahi” L= 750 m’
Gjithashtu dua të ju informoj së kërkesat për rruge janë bërë edhe në asamble në Drenas, edhe rruga Shqiponja edhe distrikti i dytë i rrugës Mentor Gashi janë në proces. Në rrugën e parë janë duke u zgjidhur disa konteste pronësorë në të cilën kërkojnë procedura ndërsa në rrugën e dytë (Pra, rruga Mentor Gashi) së pari do të vendosim kanalizimin në këto ditë e pastaj edhe rrugën.
Të dashur qytetarë të Llapushnikut,
Nëse vetëm pak shikoni statistikat e investimeve në këto 3 vitet e fundit e vëreni qartë së sa shumë është bërë duke e ditur edhe buxhetin e limituar që kemi. Ju garantoj së nësë do vazhdojmë më këtë ritëm brenda një kohë të shpejt do të përfundojë gjithë infrastruktura në lagjet e fshatrat tuaj. Për rrugën në të cilën është bërë reagim është rrugë e cila ka vështirësitë me të mëdha gjatë kohës së dimrit dhe baza e kësaj rrugë shpresoj dhe besoj së do i ndihmoj banoret. Ne jemi këtu për qytetaret dhe do vazhdojmë të bashkëpunojmë më qytetarët.
Ne jemi të përkushtuar në realizimin e projekteve, prandaj reagime të tilla tendencioze dhe të pabaza nuk i bëjnë nderë as atyre e as procesit në përgjithësi.
#Qytetarve duhet interpretuar gjerat qe ndodhin ne realitet.
#Llapushniku2020?

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz