Reagon Daut Haradinaj, pasi u raportua se Gjykata Speciale i ka bastisur shtëpinë
03

Lexo edheVajza e Jakup Krasniqit jep detaje: Babi po merret në pyetje brenda një dhome në katin e parë të shtëpisë

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj ka reaguar pas raportimeve se Gjykata Speciale mund të ketë bastisur edhe shtëpinë e tij, shkruan Gazeta Metro.
Haradinaj përmes një fotografie me zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri në rrjetin social Facebook ka demantuar një gjë të tillë.
“Mirëmëngjesi për të gjithë”, ka shkruar shkurt Haradinaj.
Theksojmë se sot që nga ora 06:00 e mëngjesit, forca të shumta të njësisë së EULEX kanë rrethuar shtëpinë e ish-kryeparlamentarit Krasniqi, njëherit ish-zëdhënës i UÇK’ë, shkruan Gazeta Metro.

Lexo edheVajza e Jakup Krasniqit jep detaje: Babi po merret në pyetje brenda një dhome në katin e parë të shtëpisë
Më herët Tribunali Special ka konfirmuar se janë duke u kryer operacione në Prishtinë, teksa detaje të tjera do të bëhen të ditura më vonë.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.
Bastisja është duke vazhduar ende tek shtëpia e Krasniqit, kurse nuk dihet nëse po zhvillohen bastisje të tjera në Prishtinë.