back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeReagon bashkëshortja e Rexhep Selimit për fjalët e Gërvallës

Reagon bashkëshortja e Rexhep Selimit për fjalët e Gërvallës

Të ngjajshme

15 parti dorëzuan listat me kandidatë në KQZ deri në orën 21:30

Sonte në mesnatë (e diel, 7 dhjetor 2025, ora...

Juventusi pranon edhe golin e dytë ndaj Napolit

Skuadra e Napolit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Kupchan: Situata në Ballkanin Perëndimor e ndjeshme, stabiliteti varet nga roli i ShBA-së

Kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi...

Enca rikujton fëmijërinë, shfaq vetëbesim ekstrem

Këngëtarja e njohur Enca është bërë nostalgjike. Ajo ka ndarë...

Deputetja e VV’së, Shqipe Mehmeti Selimi, e që njëkohësisht është edhe gruaja e Rexhep Selimit i cili po gjykohet nga Specialja në Hagë, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, ka reaguar ndaj disa shkrimeve për të cilat ajo thotë se Rexha do të flasë vetë.

Mehmeti Selimi thotë se ka thirrje në adresën e saj kinse duhet të reagojë në rastet kur përmendet emri i Rexhep Selimit. Por, deputetja thotë se nuk do t’ua rrisë vlerën këtyre postimeve sepse për më tepër, ato postimeve i ka parë edhe vetë Rexhep Selimi sa ishte në Kosovë.

Tutje, deputetja tha se Rexhep Selimi nuk është në atë gjendje që ta mbrojë bashkëshortja e tij. Ajo paralajmëroi se Selimi do të kthehet dhe do të flasë vetë. Madje sipas saj, shumë pikëpyetjeve do t’ju vihet pika.

Kujtojmë se para pak ditëve, u raportua për disa shkrime të ministres Donika Gërvalla, ku ajo kishte thënë për Rexhep Selimin se ky i fundit është figurë e botës së krimit.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të deputetes Mehmeti Selimi:Po i lexoj e po i dëgjoj aty-këtu disa thirrje në adresën time se po u dashka të reagoj sa herë përmendet emri i Rexhep Selimit në opinion.

Për më tepër po kërkohet nga unë t’i komentoj edhe disa postime të viteve të kaluara!

Ato shkrime e postime të vjetra, që së fundi u bën aktuale, i ka parë edhe vet Rexha sa ishte në Kosovë, por nuk i ka vlerësuar aq me vlerë e as aq të rëndësishme sa t’i replikonte e t’i komentonte.

Prandaj unë sot nuk kam nevojë t’ua rris vlerën atyre postimeve.

Rexhep Selimi nuk është në atë gjendje sa te ketë nevojë ta mbrojë bashkëshortja e tij. Atë e mbron e drejta, emri dhe vepra e tij. Ai nuk ka nevojë ta mbroj unë e as të flas në emër të tij.

Nëse ka nevojë, unë do ta bëj me shumë vullnet dhe me krenari. Por, Rexha do të kthehet dhe do të flas vetë, e atëherë shumë pikëpyetjeve do t’ju vihet pika.

Në ndërkohë unë do të vazhdoj të kryej me nder dhe krenari detyrën dhe mandatin që ma kanë dhënë votuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz