Reagimi prekës i presidentit të UFC-së Dana White, pasi sheh videon e Khabib dhe babait të tij
BILLI

Lexo edheKëto janë Kombëtaret me të cilat Kosova s’mund të përballet në kualifikimet e Botërorit 2022

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka pasur një reagim të fortë emocional kur ka parë videon që televizioni anglez BT Sport’s, ka realizuar me animacione për Khabib Nurmagomedov dhe babin e tij që vdiq kohë më parë.
BT Sport ka realizuar këtë video të animuar si video promocionale e ndeshjes për titull kampioni në pesha të lehta që zhvillohet nesër në mes të Nurmagomedov dhe Justin Gaethje.
Videoja ka të bëjë me rrugëtimin e Khabib drejt titullit kampion dhe raportin me babanë e tij.
Videoja u pëlqye shumë nga fansat e MMA-së madje edhe vetë Khabib e ka shpërndarë në faqen e tij në Instagram.

Lexo edheKëto janë Kombëtaret me të cilat Kosova s’mund të përballet në kualifikimet e Botërorit 2022
Kjo video iu dha presidentit të UFC-së për ta parë. “Kjo është e mrekullueshme”, tha White.
“Ky animacion po më bën të qaj, më të vërtetë qenka e realizuar shumë mirë”.