back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaSportReagimi prekës i boksierit amerikan që nokautoi Patrick Day, i cili vdiq...

Reagimi prekës i boksierit amerikan që nokautoi Patrick Day, i cili vdiq sot pas disa ditë qëndrimi në gjendje kome

Të ngjajshme

Bota e boksit sot u zgjua me një lajm të kobshëm kur u mësua se Patrick Day u nda nga jeta vetëm pak ditë pas meçit me Charles Conwell.

Conwell e rrëzoi disa herë gjatë meçit 27 vjeçarin, i cili më pas ra në gjendje kome, ndërsa sot u nda nga jeta, shkruan Reporteri.net

Të gjithë u shokuan me atë se çfarë ndodhi me Patrick Day, por më së rëndi duhet ta ketë pasur Conwell.

Conwell dy ditë më parë kishte reaguar me anë të një shkrimi në Instagram, ku ka thënë se qëllimi i tij ishte vetëm ta fitonte meçin dhe jo ta sillte Patrickun në këtë situatë.

Adam Catterall

@AdamCatterall

Heartbreaking to hear Patrick Day has died.

Thoughts and prayers with his family, friends and his opponent, Charles Conwell.

?

View image on Twitter
29 people are talking about this

Më poshtë e keni postimin e plotë të bokserit amerikan:

“I dashuri Patrick Day! Nuk kam dashur të ndodhë kjo. Kam dashur vetëm të fitoj. Askush nuk e meriton t’i ndodhë kjo. E kam kthyer filmin e meçit pafundësisht shumë herë në kokë dhe kam menduar se çka nëse kjo nuk kishte ndodhur kurrë, dhe pse të ndodhi ty”, kishte shkruar Conwell.

“Nuk mund të ndaloj së menduari për këtë rast, qaj dhe lutem për ty. Nuk mund ta mendoj se si ndihet familja dhe miqtë e mi për këtë që më ka ndodhur. Kam menduar edhe të tërhiqem nga boksi, por e di që ti nuk do ta dëshiroje një gjë të tillë, sepse je luftëtar në zemër, por ta fitoj titullin e kampionit, që do ta dëshiroje edhe ti. Për këtë arsye, për çdo ditë ty të shoh si motivin tim”./Reporteri.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz