back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaSportReagimi i Jack Grealish kur u njoftua se ishte Lojtari i Muajit...

Reagimi i Jack Grealish kur u njoftua se ishte Lojtari i Muajit në Premier League

Të ngjajshme

Coldplay thyen rekordin e stadiumit Wembley

Coldplay festoi fundin e koncerteve të tyre rekord prej...

Kokëdhimbje për Hansi Flick para ndeshjes me Valencian, Yamal nuk stërvitet

Barcelona të dielen zhvillon ndeshjen e radhës në La...

Mesfushori anglez ka pasur një nisje të shkëlqyer të aventurës së tij te Everton dhe tashmë është shpallur për herë të parë Lojtari i Muajit në Premier League – një moment që u kthye në një nga skenat më të këndshme të sezonit.

30-vjeçari iu bashkua Everton-it muajin e kaluar në formë huazimi nga Manchester City dhe nën drejtimin e David Moyes ka shkëlqyer me katër asistime në tre ndeshje, më shumë se çdo lojtar tjetër në kampionat.

Falë kësaj forme, Grealish u përfshi në një listë prej tetë lojtarësh ku ishin edhe Erling Haaland, Dominik Szoboszlai dhe Antoine Semenyo. Në fund, ai doli fitues pas votave të tifozëve dhe një paneli ekspertësh.

Trofeu iu dorëzua nga tifozi i Everton-it, Andy Castell, në qendrën stërvitore Finch Farm. Por surpriza më e bukur ndodhi pak para një interviste me kanalet e klubit, ku shoku i skuadrës, Kiernan Dewsbury-Hall, i dhuroi trofeun si “dhuratë për ditëlindje”.

“Kam një ndjesi që e di çfarë është. E meriton, vëlla. Lojtari i Muajit në Premier League,” tha ai.

Grealish, i emocionuar, u përgjigj:

“Për një moment mendova se po bëje shaka. Jam goxha pa fjalë, sinqerisht.”

Ky është rasti i parë që një lojtar i Everton fiton çmimin që nga Dominic Calvert-Lewin në shtator 2020.

Dewsbury-Hall më pas lavdëroi edhe përkushtimin e Grealish në stërvitje:

“Jack është gjithmonë një nga të parët që vjen dhe një nga të fundit që largohet. Bën rikuperimet, terapitë, banjat me akull, gjithçka që duhet për të qenë në formën më të mirë për skuadrën. Ka luajtur tre ndeshje në një javë dhe kjo tregon përkushtimin e tij.” /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz