back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaRegjionaleDrenasReagime për vdekjen e punëtorit në Fushë-Kosovë: Të ketë më shumë mbrojtje...

Reagime për vdekjen e punëtorit në Fushë-Kosovë: Të ketë më shumë mbrojtje dhe siguri në punë

Të ngjajshme

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka funksionalizuar kanalin zyrtar...

Kryeprokurori dhe dy drejtues të lartë nisin vizitën zyrtare në Washington

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z....

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga rreth 700 punëtorë aktivë, kompania për prodhimin dhe...

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burgim për krime lufte kundër njerëzimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me...

Benita shijon në maksimum këngën e saj “Bugatti”

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përmes kësaj komunikate shpreh shqetësimin e thellë lidhur me ngjarjen e djeshme ku në vendin e punës humbi jetën një punëtor. Valon Berisha mbeti i vdekur pasi ra nga kati i tretë i një objekti në Fushë Kosovë.

30-vjeçari, Valon Berisha, nga Vasileva e Drenasit, është i riu që humbi jetën mëngjesin e së enjtes në vendin e tij të punës, raporton Express.

Derisa aksidentet në vendet e punës veç po rriten, BSPK-ja shpreh indinjatë të thellë për jo gatishmërinë e Qeverisë për të reflektuar sa i përket mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë.

“Edhe përkundër faktit që BSPK-së nga takimet e fundit me kryeministrin i është premtuar se do të jetë në dialog të vazhdueshëm dhe se kërkesat e tyre do të trajtohen me kujdesin maksimal, aktualiteti po tregon se nuk po ndërmerren hapat konkretë nga punëdhënësit për të krijuar ambient dhe kushte më të sigurta pune, por edhe nga organet kompetente të vendit që të bëjnë një mbikëqyrje më rigoroze lidhur me sigurinë e punëtorëve në punë”, thuhet në komunikatë për media.

BSPK-ja shpreh keqardhje për ndodhinë e djeshme ku në vendin e punës humbi jetën një punëtor dhe njëherësh u bën thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin hapa konkretë që punëtorët sidomos të sektorit privat të kenë mbrojtje dhe siguri më të madhe në punë. /GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz