back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeRashiq do të dorëhiqet nga pozita e ministrit

Rashiq do të dorëhiqet nga pozita e ministrit

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se zgjedhja e tij si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës e detyron të ndalojë ushtrimin e funksionit si ministër dhe se sipas procedurave, ai do të dorëhiqet nga pozita e ministrit ditëve në vijim.

Rashiq u shpreh i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin me Qeverinë. Ai gjithashtu tha se pozita e ministrit do t’i besohet dikujt tjetër nga partia e tij.

 “Normalisht që nesër ose pasnesër kjo procedurë teknike, nuk mund të jemi njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit dhe ministër. Por besoj që bashkëpunimi që kemi pasur deri tash me kryeministrin dhe VV do të vazhdojë në forma ndoshta pak të ndryshme, por në drejtim të njëjtë. Normalisht, pasi që jemi në mandat teknik, besoj që edhe ministri i ardhshëm do të jetë nga radhët e partisë time”, tha ai./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz