Gjigandi italian, Milan, është duke monitoruar gjendjen e lojtarit të Barcelonës, i cili ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, e italianët janë në kërkim të një sulmuesi.
Jo vetëm Milani, por edhe ekipi i Parisit është i interesuar për shërbimet e anglezit. Sipas CaughtOffside, situata e Rashford në skuadrën katalunase është ende e paqartë nëse do ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së anglezit.
Ekipi nga Spanja e ka mundësinë ta transferojë Rashford për vetëm 30 milionë euro nga skuadra e Man Utd, e që më herët ishin të gatshëm ta transferonin atë.
Duke u bazuar në disa kontakte të afërta me skuadrën, problemet financiare janë një problem për Barcelonën.
Të dy skuadrat, Milan dhe Paris, janë të interesuara për transferimin e anglezit dhe janë duke monitoruar gjendjen e sulmuesit, i cili në 39 paraqitje ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 13.