back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaRegjionaleDrenasRaporti i policisë për aksidentin në Komoran ku vdiq i moshuari

Raporti i policisë për aksidentin në Komoran ku vdiq i moshuari

Të ngjajshme

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin...

Politologu Osmanaj mbështetë kandidaturën e Arian Tahirit: Prej personave më të ndershëm në politikë

Politologu mitrovicas, Egzon Osmanaj, ka shprehur publikisht mbështetjen e...

Hyseni: Shpejtim Bulliqin do ta mundë mospuna e tij në këto zgjedhje

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar...

Policia e Kosovës ka dhënë informata shtesë për aksidentin e dytë që ndodhi mbrëmë në Komoran ku vdiqën dy të rinjët dhe një i moshuar i cili ndodhej në autoambulancë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes automjeti- autoambulancë dhe një kamioni. I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar autoambulancën, në të cilën kishte një pacient K/Shqiptar, dyshohet nga pakujdesia ka goditur kamionin me targa të Bullgarisë të cilin ishte duke e drejtuar viktima mashkull shtetas i Bullgarisë.  Si pasojë e aksidentit, pacienti ka mbetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa lëndime kanë pësuar i dyshuari dhe tre pasagjerët (një femër dhe dy meshkuj K/Shqiptar-e) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet nw raportin e policisw.

Sipas burimeve të DrenicaPress i vdekuri në autoambulancë është një 84-vjecar./Drenicapress.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz