BallinaSportRamzan Kadirov dhe Mike Aziz Tyson, dy miqtë e mëdhenj takohen sërish

Ramzan Kadirov dhe Mike Aziz Tyson, dy miqtë e mëdhenj takohen sërish

Të ngjajshme

Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në gjendje të rëndë, dërgohen në QKUK

E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte...

Aksident tragjik në Vlorë, dy viktima dhe një i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në...

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Ramzan Kadirov, njeriu i parë i republikës së Çeçenisë, është një mik i madh me ish-boksierin botëror Mike Aziz Tyson.

Kadirov, një tifoz i madh i sporteve luftarake, u takua edhe një herë me Tyson në Emirate, takim të cilin ai e postoi në instagram.

“Edhe pse Mike Aziz Tyson ka varur dorëzat, ai gëzon shumë popullaritet dhe respekt në të gjithë botën. Ia shprehëm njëri tjetrit bindjen se miqësia jonë do të fitojë një shtysë të re”, ka shkruajtur lideri çeçen.

Kadyrov ka thënë se gjithmonë ka admiruar bokserin, me të cilin u takua për herë të parë në shtator të vitit 2005, kur Tyson ishte për vizitë në Çeçeni.

“Së bashku jemi takuar me boksierë të rinj nga Çeçenia. Jam dashuruar në boks duke parë meçet e Tyson”, shtoi Kadirov.

Përndryshe, 51-vjeçari Mike Aziz Tyson është një ndër kampionët më të njohur në historinë e boksit. Në vitin 1986 ai u bë më kampioni  më i ri në botë. /tesheshi.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz