Ramush Haradinaj: Nëse kandidohet dikush nga familja Jashari për president unë ia qes votën dhe heqi dorë menjëherë
BILLI

Lexo edheZëvendësministri i financave: Kuvendi dhe Presidenca kanë ndarë për fundvit rreth 600 euro shtesa krahas pagave

Haradinaj thotë se ngritet në këmbë kur flitet për familjen Jashari dhe se gjithmonë do qesë votë për këtë familje, përcjellë Gazeta Blic.
Ai thotë se disa parti e kanë përdorë këtë familje për agjenda të tyre, por AAK ka respekt pë këtë familje.
Thotë se edhe fëmijëve të tij do ua lë amanet që ta votojnë familjen Jashari gjithmonë.

Lexo edheZëvendësministri i financave: Kuvendi dhe Presidenca kanë ndarë për fundvit rreth 600 euro shtesa krahas pagave
“Nëse kandidon dikush nga familja Jashari unë ja qes votën menjëherë. Ne tërë jetën e kemi mbështetë familjen Jashari. Unë heqi dorë menjëherë nëse është fjala për dikë nga familja Jashari. Unë qohna nkamë kur foli për familjen Jashari. Të gjithë po i përdorin nga pak për agjenda të tyre. Ne si AAK kemi respekt për ta dhe nuk i përdorim për agjenda politike. Çka bëjmë në Qeverisje ska lidhje, dikush nga Familja Jashari e ka votën time, edhe fëmijëve ua lë amanet me ua qitë votën gjithmonë“, deklaroi Haradinaj në Kanal10.