BallinaRegjionaleDrenasRamiz Lladrovci: Veteranë të vendit tim, urime Dita e Veteranit!

Ramiz Lladrovci: Veteranë të vendit tim, urime Dita e Veteranit!

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Dita e Veteranit, është ditë e përkujtimit dhe nderimit për fillin e qëndresës së armatosur e cila filloi me rezistencën e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, më 30.12.1991, kundër okupatorit serb. Kjo ditë, historike, është bërë ditë nderimi edhe për secilin veteran të vendit tonë, të cilët kontribuuan për çlirimin e vendit, ka theksuar Ramiz Lladrovci, pas homazheve në Prekaz, me rastin e Ditës së Veteranit.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në homazhet e zhvilluara në Kompleksin memorial në Prekaz, me rastin e Ditës së Veteranit, së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, Ministrin e MPB-së, Ekrem Mustafa, kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, këshilltarin e Kryeministrit, Jahja Lluka, kryetarin e komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, deputetin Bekim Haxhiu dhe nënkryetarin e Skenderajt, Nuredin Lushtaku.

“Ashtu siç dje patëm gatishmërinë dhe përkushtimin për çlirim, deri në sakrificë, sot kemi detyrim ta realizojmë amanetin e dëshmorëve, duke punuar dhe duke ofruar perspektivë për të gjithë qytetarët si zotim i përjetshëm yni për t’i nderuar ata me vepra, por edhe secilin veteran”, ka shkruar Lladrovci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz