Gjatë qëndrimit në Trevizo, Kryetari i Komunës së Drenasit, ka takuar kryetarin e komunës Conegliano, i Provincës Trevizo, Fabio Chies si dhe disa biznesmenë e pronar fabrikash.
“Jeni të mirëseardhur në Drenas. Ne jemi gati të zhvillojmë bashkëpunim me komunën Tuaj, në investime dhe programet tjera me interes të përbashkët”, ka theksuar Lladrovci, në takim me kryetarin e komunës, Conegliano, Fabio Chies.
Chies e mirëpriti ftesën dhe së shpejti do të bihet në dakordim për vizitën, duke shprehur interesim për bashkëpunimin ekonomik e kulturor me Drenasin.
Pas këtij takimi, Llladrovci ka takuar disa biznese të kësaj province me të cilët është rënë dakort për vizitë në komunën e Drenasit, dhe mundësitë e investimeve në Parkun e ri të biznesit.
- Advertisement -