BallinaLajmeRamadani kërkon shpalljen ‘Persona Non Grata’ të Jana Arsovskës: Të gjithë bashkëpunëtorët...

Ramadani kërkon shpalljen ‘Persona Non Grata’ të Jana Arsovskës: Të gjithë bashkëpunëtorët e saj të largohen përjetësisht nga skena publike shqiptare

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Analisti Burim Ramadani ka reaguar ashpër ndaj akademikes maqedonase Jana Arsovska, duke kërkuar që ajo të shpallet Persona Non Grata në Kosovë dhe në hapësirën mbarë shqiptare.

Në një postim publik, Ramadani e ka quajtur Arsovskën “propaganduese armiqësore ndaj UÇK-së, Kosovës dhe shqiptarëve”, transmeton lajmi.net.

Ai ka bërë thirrje që shteti të ndërmarrë hapa konkretë kundër saj dhe bashkëpunëtorëve të saj nga Kosova:

“Ky duhet të jetë hapi zyrtar shtetëror ndaj Jana Arsovskës, ndërsa të gjithë (kushdoqoftë) nga Kosova që ka bashkëpunuar, ndihmuar, bashkërenduar apo ndërmjetësuar punën e Jana Arsovskës DUHET të largohet përjetësisht nga skena publike e Kosovës dhe skena publike shqiptare në përgjithësi”.

Ramadani shtoi se nuk është vetëm kryeparlamentari i sapozgjedhur Dimal Basha që ka bashkëpunuar me Arsovskën:

“Dhe, duket se nuk është vetëm Dimal Basha që ka bashkëpunuar me këtë propaganduese armiqësore ndaj UÇK-së, Kosovës dhe shqiptarëve”.

Ai kujtoi se gjatë viteve, një numër propaganduesish anti-Kosovë e anti-shqiptarë janë shpallur Persona Non Grata, duke kërkuar që kjo të ndodhë edhe në rastin e Arsovskës.

Reagimi i Ramadanit vjen pas debatit publik që ka shpërthyer për shkak të bashkautorësisë së Dimal Bashës në një artikull të vitit 2012 me Arsovskën, ku flitet për lidhje të supozuara mes UÇK-së dhe financimit përmes rrjeteve kriminale./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz