Ramadani – Bislimit: Për çfarë po shkon në dialog me Serbinë? Rri se s’ke legjitimitet, s’mund të flasësh në emër të Kosovës
dp

Lexo edheRritet prania e arinjve në Shtërpcë, policia apelon për kujdes nga qytetarët

Burim Ramadani, një njohës i çështjeve të sigurisë, ish kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, e ka pyetur zëvendëskryeministrin në detyrë të Kosovës, Besnik Bislimi se çfarë përfaqëson ai në dialog.
Ai tha se zëvendësi i Albin Kurtit nuk ka “legjitimitet politik e qytetar”.
“Besnik Bislimi, çka përfaqëson ti në Dialog me Serbinë? Nuk ke legjitimitet politik e qytetar. Qeveria ka përfunduar mandatin (siç e ka përsëritur shumë herë z. Kurti kur janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve)”, shkroi Ramadani në një postim në Facebook.
“Ti as nuk ke garuar për deputet. Asnjë votë nuk e ke dhe aktualisht shërben në një strukturë që e ka përfunduar mandatin. Apo, siç ju referohet BE—ja “outgoing Government”. Dmth Qeveri në largim. Për çfarë po shkon në dialog? Çfarë obligimesh ke(ni)?”, pyeti Ramadani.

Lexo edheRritet prania e arinjve në Shtërpcë, policia apelon për kujdes nga qytetarët
“Rri në Prishtinë zotëri ose shëtit kah të duash (çështje e jotja!), por mos shko në emër të Kosovës në dialog me Serbinë! S’ke as legjitimitet e as legalitet. Thjesht, nuk mund të flasësh në emër të Kosovës!”, shkroi ai.