Ramadani: Banjskën e organizoi Serbia dhe e paralajmëroi atë, përgjegjës janë Vuçiq dhe Vulin
dp

Lexo edheEkrem Kastrati: Fitorja e Nismës në Malishevë më 12 tetor do të jetë madhështore

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë se Serbia qëndron prapa të gjitha përgatitjeve për atë që ai e quan “akt terrorist”, duke theksuar se përfshirja e saj ka ndodhur qysh dy vite më parë.
“Serbia edhe e ka organizuar, financuar dhe trajnuar Grupin Paramilitar dy vite më parë, edhe në forma të ndryshme e ka paralajmëruar aktin terrorist”, ka shkruar Ramadani.
Sipas tij, destabilizimi i rajonit është një qëllim i vazhdueshëm i politikës serbe.
“Destabilizimi i Ballkanit në përgjithësi mbetet qëllim i tyre”, ka shtuar ai.

Lexo edheEkrem Kastrati: Fitorja e Nismës në Malishevë më 12 tetor do të jetë madhështore
Ramadani përmend edhe dy figura kryesore të politikës dhe sigurisë në Serbi si përgjegjës për ngjarjen në Banjskë.
“Dy Aleksandart’ janë përgjegjësit: Aleksandar Vuçiq & Aleksandar Vulin!”./Lajmi.net/