BallinaLajmeRamabaja: Presidenti mund të vijë nga bota akademike ose përtej Atlantikut

Ramabaja: Presidenti mund të vijë nga bota akademike ose përtej Atlantikut

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin

Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës. Derbi Gjilani-Drita,...

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

Analisti Sadri Ramabaja ka deklaruar se kandidati për president mund të vijë nga bota akademike apo edhe përtej Atlantikut.

Ai ka thënë se tashmë “jemi me dy këmbët në tokë”, pasi vendimi është marrë nga populli.

“Është e vështirë edhe t’i mohohet kryeministrit. Pse? Dorën në zemër, nuk ia vlen barra qiranë që të shkohet në zgjedhje për president”, ka thënë Ramabaja.

Sipas tij, nuk ia vlen të shkohet në zgjedhje as për presidenten aktuale Vjosa Osmani.

“Jo vetëm për Vjosa Osmanin, por as për mua, as për ty, nëse do të ishim kandidatë për president”, është shprehur ai.

Ramabaja ka theksuar se është luks i tepruar që vendi të dërgohet në zgjedhje, në sistemin tonë politik, për pozitën e një individi, kushdoqoftë ai.

“E kam parasysh se numri i madh i votave mund t’i rrisë apetitet, mund t’ua ketë rritur apetitet për një mandat të ri edhe ndonjë kandidati brenda Lëvizjes Vetëvendosje apo kandidatëve të tjerë”, ka thënë ai në Debat Plus.

Ai ka shtuar se as Glauk Konjufca nuk përjashtohet si mundësi për postin e presidentit.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që të kemi një kandidaturë nga bota akademike dhe ndoshta të përafërt edhe me opozitën, sepse duhet të sigurohen 80 vota… mund të vijë edhe përtej Atlantikut, nuk e përjashtoj atë mundësi”, ka përfunduar Ramabaja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz