back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeRamabaja: Lista e VV-së pothuajse e njëjtë me atë të 9 shkurtit,...

Ramabaja: Lista e VV-së pothuajse e njëjtë me atë të 9 shkurtit, me disa ndryshime të vogla

Të ngjajshme

Bruno Fernandes “then” akullin, shënon pas 3 muajsh

Manchester United ka shënuar golin e epërsisë ndaj Wolvesit. Golin...

Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brnabiqin

Presidenca e Kosovës ka reaguar ashpër pasi një fotografi...

Rabiot me një “raketë” ndaj Torinos, ngushtohet rezultati

Adrien Rabiot ndoshta ka shënuar golin më të bukur...

Torino befason Milanin, shënon nga penalltia

Torino ka shënuar golin e parë të ndeshjes ndaj...

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se ajo është pothuajse e njëjtë me listën e 9 shkurtit, me vetëm disa ndryshime të vogla.

“Një dallim i vogël është se 15-shi i është rezervuar partnerit të ri Zef Morinës dhe më erdhi mirë që është brenda 20-shit, sepse gjasat pastaj i ka reale që të shkojë në Kuvend”, tha Ramabaja.

Ai shtoi se në listë janë përfshirë edhe figura nga PSHDK.

“Një tjetër anëtar i PSHDK-së… pra dy anëtarë prej një krahu politik, që mua më gëzon si fakt. Ndërsa te 10-shja nuk ka ndonjë dallim prej asaj”, u shpreh ai në Dukagjin.

Sipas Ramabajës, struktura kryesore e listës së Vetëvendosjes mbetet e pandryshuar, duke reflektuar vazhdimësi të qasjes së mëparshme të partisë në përzgjedhjen e kandidatëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz