back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeRama vjell ndaj liderëve kosovarë/ Haradinaj gënjeshtar, Thaçi hipokrit, Kurti neo-marksist

Rama vjell ndaj liderëve kosovarë/ Haradinaj gënjeshtar, Thaçi hipokrit, Kurti neo-marksist

Të ngjajshme

Në daljen për mediat pas konferencës me liderët e shteteve të Ballkanit, pjesëmarrëse në Samitin e Tiranës, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer sulmet dhe ofendimet ndaj liderëve politikë në Kosovë.

Sipas tij, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj është gënjeshtar, presidenti Hahsim Thaçi është hipokrit, ndërsa kryeministri i mandatuar Albin Kurti një neo-marksist.

Kjo për shkakun e vetëm pse  kanë dalë kundër projektit të “Mini-Schengenit Ballanik”.

Por kjo sjellje e kryeministrit ka sjellë edhe reagimin e analistit dhe gazetarit Andi Bushati.

“Nuk po i besoj veshëve duke dëgjuar Ramën. Pasi të gjithë përpos vetes i ka shpallur “kazanë” në Shqipëri tani ka kaluar në Kosove për mini Shengenin: Haradinaj është sipas tij gënjeshtar patologjik, Albini neo marksist proteksionist, Thaçi hipokrit që më pare ka ngrënë e ka pirë me serbët e tani nuk pranon të ulet në tryezë. Pra si gjithmonë vetëm një njeri thotë të vërtetën”, shkruan Andi Bushati në reagimin e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz