back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaShqiptareRama: Nuk do të lëmë gur ligjor për të vënë para përgjegjësisë...

Rama: Nuk do të lëmë gur ligjor për të vënë para përgjegjësisë gjyqtarët që sulmojnë shtetin

Të ngjajshme

Kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë së Mirënjohjes Kombëtare për operacionet ndaj zjarreve, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që, sipas tij, dëmtojnë interesin publik dhe mbështesin individë të përfshirë në veprime kriminale, si zjarrvënës dhe abuzues të pasurive publike. Rama ka theksuar se qeveria nuk do të lejojë asnjë lloj tolerimi për ata që sulmojnë shtetin dhe interesin publik, duke paralajmëruar se ata do të mbajnë përgjegjësi të plotë për veprimet e tyre.

“Nuk do të lëmë gur të shtratit ligjor të kësaj republike për të vendosur përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë haptazi shtetin dhe interesin publik në proces me zjarrvënës, zaptues apo gllabërues të të mirave dhe pasurive publike të këtij vendi”. 

“Kronika e zjarreve të kësaj vere do vazhdojë të rrëfehet gjatë, rreth mijë forca mbeten të gatshme kundër përbindëshit të flakëve që rriten çdo vit, duke ushqyer rreth e rrotull Mesdheut me temperatura në kapërcime të vazhdueshme historike që po që mbijnë nga duart e mendjeve kriminale, që fatkeqësisht gjejnë rrallë aleat në radhët e gjykatësve të këtij vendi. Teksa mijëra njerëz me uniformë derdhin pa kursim energjitë e tyre në një përkushtim që shkon deri në vetëmohim, në një luftë sfilitëse me zjarret. Dhe mijëra hektarë përpiqen nga goja e flakëve, disa personave që nuk iu dihen emrat e nuk iu njihet fytyra me ndjeshmëri njerëzore zero, dhe integritet moral zero me xhufkë, në ajër të kondicionuar mbuluar me tyrbën e zezë të gjykatësit përqeshin sakrificat dhe shkelin me të 4 këmbët interesat e vendit, duke dhënë vendime të ububushme jo në mbrojte të republikës, por në favor të zjarrvënësve. I kam kërkuar ministrit të Drejtësisë t’i përcjellë organet e qeverisjes së gjyqësorit rastet e mësipërme. Nuk janë shumë por mjaft për të vënë duar në kokë. Nuk do të lëmë gur të shtratit ligjor të kësaj republike për të vendosur përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë haptazi shtetin dhe interesin publik në proces me zjarrvënës, zaptues apo gllabërues të të mirave dhe pasurive publike të këtij vendi. Nuk do të kursejmë çdo mbështetje institucionale për prokurorët e gjykatësit që i shërbejnë misionit kombëtar të Shqipërisë në BE, duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe duke qëndruar në mbrojtje të interesit publik“, tha Rama.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz