Pas protestës së banorëve të Zagorisë, kompania Shell ka deklaruar se nuk do të ketë kërkime për naftë në këtë zonë. Kjo është konfirmuar nga drejtori i saj në Shqipëri, Rohan D’Souza, përmes një deklarate për mediat, transmeton Klan Kosova.
“Pavarësisht rezultateve të studimit sizmik që kompania planifikon në Bllokun 4, Shell nuk do të kryejë aktivitete kërkuese, shpuese në nënzonën e mbrojtur të Zagorisë, e cila gëzon një mbrojtje të veçantë nga legjislacioni shqiptar”.
Në një reagim në Twitter, Kryeministri Rama ka shpjeguar se zona është park kombëtar dhe nuk do të lejohen kërkime.
Lexo edheKëto janë pagat në FSK, Polici dhe Zjarrfikës, sipas Projektligjit të ri















