HomeLajmeRama: Mister i gëzueshëm që çelja e fazës mbyllëse drejt BE-së përkon...

Rama: Mister i gëzueshëm që çelja e fazës mbyllëse drejt BE-së përkon me përvjetorin e lindjes së Frashërit

Të ngjajshme

E rëndë në Elbasan, automjeti përplas për vdekje një 7-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm...

28 foshnja lindën brenda një jave në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë...

Kina dhe roli i saj gjeopolitik në epokën e rivalitetit global

Shkruan: LUAN RAMA Vizita e Presidentit Trump në Pekin, Tajvani,...

Jevtiq, i dënuar për spiunazh, ishte pjesëtar edhe i Policisë së Serbisë

Togeri i Policisë së Kosovës i dënuar për spiunazh,...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur mister të gëzueshëm faktin që drita jeshile për çeljen e fazës mbyllëse të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkim Evropian, të vezullojë në harkun e 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se me mirënjohje të madhe kujtohet në këtë 25 maj “Shqipëribërësi” i madh dhe të pavdekshëm, duke e thirrur Orën e Mirë të shpirtit të tij për ditët e mira që paskëtaj vijnë për kombin e për shtetin shqiptar

“Me punën tonë të përbashkët, nën dritën e amanetit të tij dhe rilindësve tanë, e me ndihmën e Zotit Shqipëria 2030, do ta kurorëzojë atë vit të 130-vjetorit të vdekjes së Naim Frashërit si Vitin Europian të Naimit, vitin e “Diellit që lind andej nga perëndon. Dhe nëse siç tha Konica, kur u shtie në dhé Naimin e përcollën 300 shqiptarë, në Shqipërinë 2030 Shqipëribërësin e madh do ta kremtojë të gjallë një popull i tërë, i bërë njësh me familjen e Evropës së Bashkuar”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz