back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeRama: Kam ftuar të gjitha partitë për bashkëqeverisje, pres përgjigje

Rama: Kam ftuar të gjitha partitë për bashkëqeverisje, pres përgjigje

Të ngjajshme

U shkarkua si ministër, Pirro Vengu: Ishte kënaqësi ta udhëhiqja këtë post

Këtë të premte u zhvillua ceremonia e dorëzimit të...

Udhëtoni nga Memmingen në Prishtinë me oferta të veçanta nga PrishtinaTicket!

Zgjidhni komoditetin dhe sigurinë me fluturimet direkte çdo të...

Gjykata e Beogradit e dënon me 15 vjet burgim ish-ushtarin e UÇK-së

Fondi për të Drejtë Humanitare ka njoftuar se ish-ushtari...

Kyretari i Sindikatës së KEK për vdekjen e Sadikut: Ne nuk kemi mund me të jemi afër aty

Kryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Xhelal...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është në komunikim me paritë politike për marrëveshje me të gjitha partitë për qeverisjen e kryeqytetit.

Ai tha se të gjitha partive iu ka bërë thirrje për bashkëqeverisje, dhe se sipas tij, është në pritje përfundimtare.

“Jemi në vazhdën e marrëveshjeve, diskutime me të gjitha partitë dhe si rezultat  puna po vazhdon në Kryeqytet. Të gjitha dikasteret janë në punim, kjo nuk është një qeverisje e re, është një vazhdimësi e 4-vjeçarit të mëparshëm. Si e tillë, jemi duke i bërë disa ndryshime, disa do të qëndrojnë të njëjta dhe disa ndryshime tashmë janë publike dhe po vazhdojmë në krijimin e ekipit.

Po gjitha partive ju kam bërë ftesë për bashkëqeverisje. Jam  në pritje përfundimtare, por  mendoj se ndoshta është një prolongim edhe për shkak të çështjeve të tjera sepse kemi pasë një numër të madh të zgjedhjeve, tash e kemi edhe votimin e presidentit. Pra një varg çështjes që lidhen edhe me nivelin lokal. Po mendoj që deri në fund të javës së ardhshme ose në javën tjetër pas saj, do ta kemi pasqyrën e plotë”, ka thënë Rama.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz