BallinaLajmeRama: Ka plazhe ku i trajtojnë vizitorët si skllevër, sikur do hanë...

Rama: Ka plazhe ku i trajtojnë vizitorët si skllevër, sikur do hanë shkopin e çadrës

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me të rinj të përfshirë në sipërmarrje në fushën e turizmit në qytetin e Sarandës, është ndalur tek situata në plazhet e jugut, me theks të veçantë tek Ksamilit.

Ai e cilësoi këtë zonë si një “plazh të dhunuar”, duke vënë në dukje problematika që lidhen me menaxhimin, dendësinë dhe çmimet e vendosura nga operatorët privatë.

“Po e nis me plazhet e dhunuara. Kjo është fjala e duhur për plazhin e Ksamilit, po marr atë se është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për t’u pushtuar dhe pastaj për t’u sjellë me turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë,” -u shpreh Rama.

Sipas tij, çmimet e larta për shërbime që nuk justifikohen me cilësinë, si dhe mungesa e hapësirës së lirë në bregdet, po ndikojnë negativisht në përvojën e turistëve dhe imazhin e vendit si destinacion turistik.

“Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat, ku dendësia është e lidhur me stresin, me çmime të cilat vetëm lëndojnë imazhin e turistëve shqiptarë,” – shtoi ai.

Kryeministri theksoi nevojën për rishikimin e mënyrës së shfrytëzimit të vijës bregdetare dhe për ndërhyrje që synojnë rikthimin e një ekuilibri mes interesit publik dhe veprimtarisë private./Euronews

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz